Kushtet e përdorimit
Përditësuar më
Këto kushte vlejnë për lojën Lexikros në Android, iPhone dhe iPad, nga Dashcode Agency në Tiranë (“ne”). Duke luajtur Lexikros, i pranoni ato.
Loja
Lexikros është falas, me reklama. Fjalëkryqet, përkufizimet dhe nivelet i shtojmë dhe i përmirësojmë vazhdimisht, dhe mund të ndryshojmë ose të heqim pjesë të lojës. Përpiqemi që loja të punojë gjithmonë, por ndonjëherë mund të mos jetë e disponueshme, p.sh. gjatë përditësimeve.
Llogaria juaj
Loja krijon vetë një llogari anonime; mund ta lidhni me Google ose Apple që ta ruani përparimin në çdo pajisje. Pa këtë lidhje, përparimin nuk e rimerrni dot nëse humbni pajisjen ose çinstaloni aplikacionin. Llogarinë mund ta fshini kurdo (Fshini llogarinë); fshirja nuk kthehet më.
Pseudonimi dhe sjellja
Pseudonimi shfaqet në renditje dhe para lojtarëve me të cilët luani. Mos zgjidhni një pseudonim fyes, që shtiret si dikush tjetër, ose që përmban të dhëna personale të të tjerëve. Lojtarët mund ta raportojnë një pseudonim të tillë dhe ne mund ta fshehim.
Loja e ndershme
Mos e mashtroni lojën: mos përdorni programe që zgjidhin fjalëkryqet, mos ndryshoni kohët ose rezultatet, mos shfrytëzoni gabimet e lojës dhe mos e ngarkoni serverin me kërkesa. Serveri i kontrollon rezultatet dhe mund t’i refuzojë. Kush i shkel këto rregulla mund të hiqet nga renditjet, t’i kufizohet loja ose t’i mbyllet llogaria.
Lexikros Plus
Lexikros Plus është një abonim mujor ose vjetor që paguhet përmes Google Play ose App Store, me çmimin që tregon dyqani. Rinovohet vetë derisa ta anuloni te dyqani; anulimi vlen nga fundi i periudhës së paguar. Kur dyqani ofron një provë falas, ajo kthehet në abonim me pagesë nëse nuk e anuloni para se të mbarojë. Rimbursimet ndjekin rregullat e Google Play ose të App Store. Fshirja e llogarisë nuk e anulon abonimin.
Ndihmat
Ndihmat në lojë (kontrollet, shkronjat dhe fjalët e zbuluara) nuk kanë vlerë në para dhe nuk mund të shiten ose të këmbehen.
Përmbajtja
Fjalëkryqet, përkufizimet, emri Lexikros, logoja dhe pamja e lojës janë tonat. Mund t’i përdorni për t’u argëtuar, por jo t’i kopjoni, t’i shpërndani ose t’i mblidhni me programe. Kur na raportoni një përkufizim, mund ta përdorim raportin për ta përmirësuar lojën.
Përgjegjësia
Loja ofrohet ashtu siç është. Përpiqemi që përkufizimet të jenë të sakta, por ndonjëherë mund të kenë gabime: na i raportoni. Për aq sa e lejon ligji, nuk përgjigjemi për dëme të tërthorta nga përdorimi i lojës. Asgjë në këto kushte nuk ju heq të drejtat që ju jep ligji për mbrojtjen e konsumatorit.
Ndryshimet dhe ligji
Kur i ndryshojmë këto kushte, përditësojmë këtë faqe dhe datën në krye. Këto kushte rregullohen nga ligji i Republikës së Shqipërisë.
Kontakti
Për pyetje: dashcodeagency@gmail.com. Si i trajtojmë të dhënat tuaja: politika e privatësisë.